Një nga veprat e dramaturgjisë klasike botërore, "Vasa Zheleznova", ka ardhur për publikun kryeqytetas në Teatrin Kombëtar si një shfaqje mysafire nga Teatri "Andon Zako Çajupi".
"Vasa Zheleznova", vepra e njohur e shkrimtarit rus, Maksim Gorki, është vënë për herë të parë në skenën shqiptare nga regjisori i suksesshëm i teatrove greke, Enke Fezollari.
Drama klasike u luajt në skenën e Teatrit Kombëtar nga një kastë e mirë aktorësh, si Zamira Kita, Guri Koco, Rita Gjeka, Urim Aliaj.
Në qendër të kësaj vepre është familja e shenjtë drejt kalbëzimit, ku babai vdes dhe një trashëgimi, një biznes, që ka nevojë për drejtues, dhe një dinasti, që po shembet.
Vepra e shkruar një shekull më parë shpreh mesazhe që janë aktuale për shoqërinë. Ajo luhatet mes dramës e komedisë së zezë.
Gorki e shkroi në vitin 1910 variantin e parë të "Vasa Zheleznovës", historinë e një gruaje të ashpër, që kur i vdes i shoqi, merr frerët e familjes, por edhe të biznesit familjar.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/