Kujtdo që viziton Gjirokastrën, i tërheqin vemendje punimet artizanale që realizohen në dru, gur, metal apo qelq.
Çdo visitor që viziton qytetin e gurtë ka dëshirë të marri si kujtim një “copëz “ Gjirokastër.
Artizanët e qytetit synojnë që në punimet e tyre të përjetësojnë qytetin e gurtë apo portretet e figurave të kombit shqiptar.
Rustem Majko është ndër artizanët e njohur gjirkoastritë artizanatit. Në punishten e tij të vogël, por që mbart vlera të mëdha, Majko u tregon vendasve dhe të huajve ikona, simbolika dhe imazhe të Shqipërisë.
Artizani gjirokastrit thotë se një punë e realizuar në gurë, dru apo xham kërkon shumë durim dhe përkushtim, pasi gabimet sado të vogla janë të pa tolerueshme.
Çdo punim i realizuar në mënyrë artizanale konsiderohet një pasuri e çmuar që tregon vlerat, kulturën dhe identitetin e Shqipërisë.
Gazetare Leonida Koçiu
/ rtsh.al /