Në renditjen e shkollave të ZVA Korçë-Pustec, sipas “Kartës së performancës” për vitin shkollor 2023-2024, e para është renditur shkolla 9-vjeçare e fshatit Belorta.
Kjo kartë bazohet në 15 tregues ku ndër më kryesorët janë përqindja e nxënësve kalues dhe nota mesatare e shkollës në provimet kombëtare të arsimit bazë, diferenca ndërmjet notës mesatare të shkollës në provimet e gjuhës së huaj, gjuhës shqipe dhe matematikës, pikët mesatare të nxënësve në vlerësimin e arritjeve të nxënësve në arsimin fillor, provimi i VANAF që realizohet për klasat e 5-ta, etj.
“Kjo arritje vjen falë punës së përkushtuar të stafit mësimor dhe raportit korrekt të ndërtuar me nxënësit që janë të etur për dije”, shprehet mësuesi i gjuhës shqipe në këtë shkollë, Erget Cenolli.
Në këtë shkollë dhe ato vartëse të saj, të fshatrave Neviçisht e Belorta, mësojnë 87 nxënës.
Gazetare: Geralda Manushi
/rtsh.al/