RTSH 24 Live

Aktualitet

Në pemëtoren me kumbulla, pjesa më e madhe e prodhimit përpunohet në raki

3 orë para

Në pemëtoren me kumbulla, pjesa më e madhe e prodhimit përpunohet në raki

Moti i favorshëm ka ndihmuar ndjeshëm punët e bujqësisë këtë sezon.

Një nga fermerët, i cili e nis ditën mes rreshtave të pemëve, është Halim Elezi nga Kukësi.

Ai kujdeset për pemëtoren e tij me 1.000 rrënjë kumbulla, të shtrira në një sipërfaqe prej 3,5 dynymësh.

"Tani është periudha e krasitjes. Ka mbajtur kohë e thatë, e ngrohtë," thotë fermeri.

Pjesën më të madhe të prodhimit nga pemët ai e përpunon në raki dhe verë. 

"Pak i shesim, pak i bëjmë hoshafka, të tjerat raki," tregon z. Elezi.

Ka më shumë se 30 vite që ai merret me frutikulturë. Nuk është vetëm mund dhe lodhje, por edhe një pasion që e ka ushqyer me kalimin e kohës. 

"Jam marrë bukur gjatë me këtë, që 30 vjet," thotë fermeri.

Ndër proceset më të rëndësishme në mirëmbajtjen e pemëve, krasitja zë një vend të veçantë. 

Duke parë kushtet e motit dhe kujdesin e vazhdueshëm, ai beson se ky vit do të jetë i mbarë për prodhimin e kumbullave.

Ndërkohë, shumica e fermerëve në Kukës janë drejt përfundimit të procesit të krasitjes, duke përgatitur pemët për sezonin e ardhshëm.

Gazetar: Dashmir Shehu

/rtsh.al/