RTSH 24 Live

Kulturë

Shkodër, mbahet në mjedis të hapur Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë

08/11/2020

Shkodër, mbahet në mjedis të hapur Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë

Pavarësisht  pandemisë  tradita e  Festivalit  Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë që zhvillohet në Shkodër nuk  është  ndërprerë as këtë  vit. 
Edicioni i 58-të i këtij festivali u zhvillua pasditen e të shtunës në ambjent të  hapur në pikën turistike të Shirokës. 18 këngë të reja u interpretuar në  skenën e vendosur në breg të liqenit të Shkodrës, krijime këto të emrave të njohur të këngës dhe poezisë për fëmijë që erdhën nën iterpretimin e këngëtarëve të vegjël  nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Sipas mjeshtrit Kujtim Alia, organizatori dhe drejtuesi  artitisk i këtij aktiviteti prej 35 vitesh, pandemia këtë vit ka ndikuar në zhvendjesjen në kohë dhe në kushtet e zhvillimit të festivalit por aspak në krijimtarinë dhe gjeografinë e pjesëmarrëesve.

Në përfundim të festivalit, që u zhvillua në një ditë  të vetme, u përzgjodhën tre këngetarët më të mirë të tij, ndërsa kënga fituese  e edicionit të 58-të do të shpallet në fund të këtij viti pas votimeve on line në youtube. 
Festivali  është rregjistruar dhe do të transmetohet në TVSH në ditët e ardhshme.