RTSH 24 Live

Kulturë

Vitore Nino, aktorja e rrallë e karaktereve në skenë dhe në ekran

4 orë para

Vitore Nino, aktorja e rrallë e karaktereve në skenë dhe në ekran

Vitore Nino, Artistja e Merituar shkodrane, një ndër aktoret e para të teatrit "Migjeni".

Dashuria e madhe e saj ishte teatri, ku luajti mbi 70 role.

Aktorët shkodranë, sot në 101-vjetorin e saj të lindjes, e kujtojnë atë si një nga aktoret më të shkëlqyera të "Migjenit".

"Kishte mundësi, aftësi të jashtëzakonshme interpretative," thotë aktori Agron Dizdari.

"Ka qenë e pazëvendësueshme, e jashtëzakonshme. Unë për fat të keq nuk kam pasur rastin të interpretoj me Vitoren, por e kam ndjekur vazhdimisht në të tëra shfaqjet. Ka qenë idhull për mua," shprehet aktorja Zyliha Miloti.

Të shumta kanë qenë rolet e saj si në teatër, ashtu dhe në kinematografinë shqiptare.

Nga mbi 20 filma, e skalitur në mendjen e të gjithëve ka mbetur me rolin e saj më të spikatur si halla e fanatikut te filmi "Çifti i lumtur".

Aktorja brilante Vitore Nino u nda nga jeta më 14 mars 2007.

Për meritat e saj të larta ajo u vlerësua me titullin "Artiste e Merituar" dhe më pas "Mjeshtre e Madhe". 

Gazetare: Blerta Cina

/rtsh.al/