Një ekip shkencëtarësh çekë ka zbuluar liqenin termal nëntokësor më të madh në botë, i cili ndodhet në zonën e llixhave në Leskovik, të Korçës. Ata i vendosën emrin "Neuron" në nder të fondacionit që financoi kërkimin. Ekipi nisi eksplorimin në një sistem shpellash në vitin 2021, duke zbuluar shumë burime nxehtësie që lëshonin avull, derisa tashmë ata gjetën një humnerë të thellë mbi 100 metra dhe në fund të saj, shkencëtarët çekë zbuluan liqenin që ka një gjatësi prej 138 metra dhe një gjerësi 42 metra.
Ky liqen ka kapacitet të mbajë 8,335 m³ ujë të nxehtë. Zbulimi u bë i mundur falë përdorimit të teknologjisë moderne, përfshirë skanerët LIDAR dhe sonarët. Shkencëtarët janë duke punuar për të krijuar një hartë të detajuar të shpellës dhe për të matur pjesën nënujore të liqenit.
Ky zbulim mund të kontribuojë në mbrojtjen dhe kuptimin më të thellë të hidrologjisë së zonës. Sipas Richard Boudas, një nga shkencëtarët, liqeni dhe rajoni i tij janë të lidhur me burime ujore që ushqejnë sistemin. Liqeni mund të bëhet në të ardhmen një atraksion i jashtëzakonshëm turistik, ndërsa ekipi i shkencëtarëve çekë tha se puna e tyre do të ndihmojë në studimet e mëtejshme për formimin e shpellave nëntokësore.
/RTSH/