RTSH 24 Live

Aktualitet

Plagosi me mjet prerës një 15-vjeçar, policia identifikon dhe shoqëron autorin e dyshuar

4 orë para

Plagosi me mjet prerës një 15-vjeçar, policia identifikon dhe shoqëron autorin e dyshuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në rrugën "Adem Sheme", lagjja nr. 2, ku një 15-vjeçar dyshohet se është goditur me mjet prerës në shpatull gjatë një konflikti për arsye të paqarta. I plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të shpejtë dhe veprimeve të menjëhershme nga shërbimet e Policisë së Sarandës, u bë i mundur identifikimi dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, një 12-vjeçar, i cili u dërgua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë hetimeve, u gjet dhe u sekuestrua mjeti prerës që dyshohet të jetë përdorur për plagosjen. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes, ndërkohë që po vazhdojnë veprimet për të sqaruar motivet e mundshme të konfliktit.

/rtsh.al/