Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka hapur sezonin operistik me një nga kryeveprat e literaturës operistike botërore, me veprën "Aida" të kompozitorit Giuseppe Verdi (lex. Xhuzepe).
Një nga operat më të fuqishme të repertorit operistik botëror, nën drejtimin e maestros Sergio Alapon dhe maestros Dritan Lumshi, interpretohet nga artistë shqiptarë dhe të huaj, si Eva Golemi e Ivana Hoxha. Ndërkohë, enkas nga Italia, nga produksionet e La Scala-s, ka ardhur basi ynë, Xhieldo Hyseni.
Kryevepra e Verdit është drama e një dashurie të ndaluar.
Në sfondin e Egjiptit të lashtë zhvillohet një trekëndësh dashurie pasionante dhe të ndaluar mes princeshës etiopiane Aida, komandantit egjiptian Radamès dhe vajzës së Faraonit. Aida është një histori e përjetshme e dashurisë dhe tradhtisë në sfondin e luftës. Një përzierje emocionesh përcillen përmes muzikës së fuqishme të Verdit, mbane publikun mbërthyer deri në notën e fundit.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/