RTSH 24 Live

Televizion

“Miqtë e Pasdites” - Bamirësia, ana e panjohur e gazetarit dhe publicistit Dëfrim Methasani

8 orë para

“Miqtë e Pasdites” - Bamirësia, ana e panjohur e gazetarit dhe publicistit Dëfrim Methasani

Gazetari Defrim Methasani ka qenë i ftuar në emisionin “Miqtë e Pasdites” në RTSH, drejtuar nga Beniada Nishani.

Gjatë bashkëbisedimit, Methasani ka folur edhe për pasionet e tij jashtë sportit, ku theksin e ka vënë tek përpjekjet e vazhdueshme në drejtim të humanizmit, ku nëpërmjet një serie gjestesh bujare përpiqet që t'u dhurojë sa më shumë dashuri njerëzve dhe t'i ndihmojë ata sadopak.

“Janë gjeste humane. Përpiqem të jem pranë njerëzve në nevojë, për t’ju dhuruar sadopak dashuri. Unë i kam kaluar vetë këto situata dhe e di sa e rëndësishme është t’i kesh në krahë, apo të kesh nevojë edhe për një fjalë të mirë. Në kohët që po jetojmë duhet të jemi shumë më pranë njerëzve sepse nuk mund t’ia dalësh vetëm”, tha Methasani.

Gjatë intervistës moderatorja Nishani e pyeti se cila ishte shtysa që e çoi gazetarin drejt angazhimeve më të mëdha për të ndihmuar njerëzit.

Methasani theksoi se ka vite që përpiqet të ndihmojë njerëzit në nevojë dhe se kjo kulturë e ka burimin nga familja dhe fisi i tij që në Dibër.

“Jam përpjekur si njeri publik që të jem i besueshëm, konkret dhe korrekt, për gjerat që marr përsipër. Ka njerëz që më thonë pse i bën mirë filanit se nuk ta di? E rëndësishme është të ndihem mirë me veten e të ma di zoti. Unë ndihem mirë me veten kur bëj një të mirë. Zoti na jep fuqinë, zoti thotë nëse bën mirë, të jap fuqinë. Mua ma ka dhënë deri më sot, sepse nuk ngopem duke bërë mirë”, tha Methasani.

/rtsh.al/