Shkodra i dha të shtunën lamtumirën dirigjentit pedagogut dhe organizatori i palodhur i Festivalit Mbarëkombëtar të Fëmijëve në Shkodër, Kujtim Alija.
Banda muzikore e Shkodres e përcolli për në banesen e fundit ashtu siç i ka hije dirigjentin e saj prej më shumë se 30 vite.
Ndërkohë u bënë homazhe në teatrin “Migjeni” .
Mjeshtri i Madh u nda nga jeta dje në moshën 60-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë me të cilën u përball.