21 piktorë nga zona të ndryshme të Shqipërisë kanë sjellë në telajo bukuritë e dimrit në Kolonjë, duke e shndërruar këtë trevë malore në një galeri të hapur arti.
Pikturat e realizuara gjatë kolonisë përshkruajnë peizazhet e mrekullueshme të Kolonjës, me fshatrat si Sheleguri, Borova e Rehova të mbuluara nga dëbora, të cilat ofrojnë pamje të mrekullueshme gjatë stinës së dimrit.
Piktori Nazmi Maja: "Ishin dy ditë të mrekullueshme. Jemi të mrekulluar nga bukuria e natyrës me borë."
Piktori Arif Lushi: "Kolonja është një mbretëreshë e bukurisë shqiptare."
Organizatori Fatmir Toçi e përshkroi këtë koloni si një mundësi për t’i sjellë natyrës së Kolonjës një dimension të ri përmes artit.
"Erseka në çdo stinë është e jashtëzakonshme jo vetëm për piktorët që e shohin me një sy tjetër nga ana estetike, por edhe për çdo njeri që gjatë gjithë vitit vjen si turist," tha z. Toçi, organizator i kolonisë së piktorëve.
Të gjithë piktorët pjesëmarrës, pas punës intensive gjatë kolonisë, i dhuruan Galerisë së Artit të bashkisë Kolonjë një prej veprave të realizuara.
Gazetare: E. Fili
/rtsh.al/