Turizmi në qytetin e Gjirokastrës ka marrë një zhvillim tepër të madh vitet e fundit.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Maksim Hoxha, thotë se kjo duket në investime të shumta që janë bërë kryesisht në struktura akomoduese dhe restorante, por problematike mbetet mungesa e fuqisë punëtore.
Eksperti theksoi se emigrimi i të rinjve jashtë vendit ka sjellë mungesën e fuqisë punëtore.
Gjatë vitit 2024 kjo problematikë është zgjidhur disi, ndaj pritet që për sezonin e ri turistik shumë të rinj të sensibilizohen dhe të kthehen në vendin e tyre për të punuar.
"Dihet që qarku është ndër qarqet me largimet më të shumta dhe ka filluar të ndihet problematika," shprehet z. Hoxha.
Shqipëria dhe çdo vend i saj nga viti në vit po shënon prurje të larta turistike.
Qyteti i gurtë është kthyer në një destinacion turistik, duke tërhequr interesin e vizitorëve në 365 ditë të vitit.
/rtsh.al/