Për të pasur një prodhim të mbarë të drithërave, fermerët këshillohen që të kryejnë një sërë shërbimesh në këtë periudhë. Hapi i parë i rëndësishëm është sigurimi i kullimit të tokave.
“Duhet të kenë parasysh për të krijuar kushte të përshtatshme, të një regjimi ujor, tokësor për zhvillimin normal tek bimët. Prania e tepërt e ujit shkakton zverdhjen e bimëve, si edhe plehrat nuk japin efektivitetin e tyre”, u shpreh Përparim Kuqo, përgjegjës i sektorit të bimëve të arrave.
Kuqo shton se masa të tjera janë edhe plehërimi suplementar në mënyrë që të mbjellat të përthithin të gjithë elementët e duhur ushqyes, lesimi i tokës si dhe luftimi i barërave të këqija.
"Plehërimi plotësues tek gruri kryhet kryesisht me plehra azotike. Nëse e shohin të mundur edhe bimët janë me zhvillim të dobët mund të kryhen de plehërime me plehra organo-minerale me mikro elementë", tha ai.
Vitet e fundit, fermerët po shfaqin interes të shtuar për kultivimin e drithërave, kryesisht të kulturave të lashta si shkak i rritjes së çmimit të tyre.
Në Qarkun Korçë kultivohet grurë, thekër, tërshërë dhe elb.
Gazetare: Geralda Manushi
/rtsh.al/