Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e para të mesditës, kryesisht në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 10m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet e kryesisht në jugperëndim do të fitojë shpejtësi 16m/sek e shoqëruar me valëzime në dete të forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore -4 deri 7°C;
Në zonat e ulëta -1 deri 16°C;
Dhe në bregdet 6 deri 16°C.
/RTSH/