RTSH 24 Live

Aktualitet

Temperaturat e ulëta rrezikojnë bagëtitë, fermerët këshillohen për kujdes të shtuar

3 orë para

Temperaturat e ulëta rrezikojnë bagëtitë, fermerët këshillohen për kujdes të shtuar

Stina e dimrit dhe temperaturat e ulëta janë një rrezik potencial për kafshët.

Në të tilla kushte, specialistët këshillojnë fermerët që të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos për të shmangur abortet te bagëtitë të cilat janë barrsë.

Kreu i shërbimit veterinar në Elbasan, Fatmir Uzuni, tërheq veçanërisht vëmendjen e fermerëve të cilët mbarështojnë kafshë në zonat e thella malore, ku dhe dimri bën më i ashpër. 

"Të shmangim erërat e ftohta, të shmangim reshjet dhe të mos i nxjerrim kafshët kur ka përqendrime shirash afër përrenjve apo lumenjve për arsye të përmbytjes, të jetë një ushqim sa më proteinik në mënyrë që të përballojnë nevojat energjike që ka nevojë kafsha, si dhe të kujdesemi për të vegjlit e tyre," këshillon Dr. Ozuni.

Specialistët këshillojnë gjithashtu fermerët në disa zona të Librazhdit, Prrenjasit, Gramshit dhe në zonat malore të Elbasanit, ku vërshimi i përrenjve dhe temperaturat e acarta shihen si rrezik për gjënë e gjallë.

/rtsh.al/