RTSH 24 Live

Aktualitet

Vota e emigrantëve, në Has interes i lartë për pjesëmarrje në zgjedhjet e 11 majit

3 orë para

Vota e emigrantëve, në Has interes i lartë për pjesëmarrje në zgjedhjet e 11 majit

Qarku Kukës, në krahasim me numrin e popullsisë brenda-përbrenda, ka një numër të lartë emigrantësh.

Banorët e Hasit tregojnë se në përgjithësi familjarët e tyre që jetojnë jashtë vendit kanë interes për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 

"Vota e diasporës është e rëndësishme, sepse janë fëmijët dhe njerëzit tanë. Unë kam dy çuna që kanë aplikuar dhe kanë ndërmend të votojnë për ata që ata mendojnë se do të bëjnë diçka për vendin. / Unë kam tre çuna në Angli dhe të vëllait, pesë. Ata do të vijnë të votojnë. / Ata janë pjesa më e re e popullsisë tonë, pjesa më e pakorruptuar. Besoj se nuk janë të ndarë në parti," shprehen disa banorë të Hasit.

Emigrantët më të shumtë nga qarku i Kukësit ndodhen në vende si Anglia, Italia, Gjermania, Greqia dhe Amerika.

Një pjesë e konsiderueshme duket se kanë interes për të marrë pjesë në zgjedhje, e drejtë vote që emigrantëve shqiptarë u jepet për herë të parë.

Gazetare: Besjana Gërmizi

/rtsh.al/