RTSH 24 Live

Aktualitet

SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro

2 orë para

SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro

Struktura e Posaçme ndaj Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar dënimin e kryebashkiakut të Devollit Eduard Duro me 1 vit burg dhe heqje të të drejtës për të ushtruar funksione për 5 vite.

Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu.

Kryebashkiaku i Devollit Eduard Duro u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK më 29 tetor të vitit të kaluar.

Ai akuzohet se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje.

Hetimi i SPAK erdhi pas një kallëzimi të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, nga një subjekt tjetër.

Në këtë dosje, veç Eduard Duros, janë hetuar edhe 4 punonjës të Bashkisë së Devollit, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë së këtij qyteti për të cilët është kërkuar i njëjti dënim nga SPAK.

/rtsh.al/