RTSH 24 Live

Ekonomi

Gjirokastra në ITB Berlin, prezantohet me mbi 60 biznese të sektorit të turizmit

10 orë para

Gjirokastra në ITB Berlin, prezantohet me mbi 60 biznese të sektorit të turizmit

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “ITB Berlin” do të mirëpresë për herë të parë rajonin e Gjirokastrës në datat 4-6 mars.

Në një nga eventet më të rëndësishme të turizmit në botë, Visit Gjirokastra do të përfaqësojë mbi 60 biznese lokale, duke krijuar mundësi për bashkëpunime dhe promovim ndërkombëtar.

Ky prezantim synon të rrisë numrin e vizitorëve dhe të ndihmojë në zhvillimin e turizmit në rajon.

Vasil Garo, përfaqësues i Visit Gjirokastra u shpreh për RTSH se “Panairi i Berlinit është një nga ngjarjet më të rëndësishme të turizmit në të gjithë botën. Është një nga tre panairet më të mëdhenjtë dedikuar industrisë së turizmit dhe këtë herë Shqipëria do të jetë në vendin e nderit. Kjo është një ngjarje shumë e mirë për promovimin e turizmit kombëtar dhe për qasjen e tregjeve të reja. Rajoni i Gjirokastrës në këtë panair për herë të parë do të prezantohet me Visit Gjirokastra e cila është një organizatë e menaxhimit të distanconit. Ky është modeli i parë i DMO-ve në Shqipëri, (Visit Gjirokastra - Destination Management Organization DMO)

Në këtë panair, Visit Gjirokastra do të përfaqësojë mbi 60 biznese lokale, duke krijuar mundësi për bashkëpunime dhe marrëveshje të reja, duke e vendosur Gjirokastrën në hartën ndërkombëtare të turizmit.

Ne do të çojmë më shumë se 60 biznese të cilat janë të listuar në platformën e saj dhe do ti qasi këto biznese drejt operatorëve të huaj,” tha Goro.

Ky prezantim do të jetë një mundësi e mirë për Gjirokastrën dhe bizneset e saj, duke ndikuar për të hapur dyer për më shumë vizitorë dhe zhvillim turistik.

/rtsh.al/