Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin, duke ulur ndjeshëm edhe temperaturat. Në zonat malore të vendit kanë nisur reshjet e para të dëborës, ndërsa në zonat bregdetare vijojnë reshjet e shiut.
Reshje shiu dhe dëbore janë regjistruar në zonat malore të qarkut të Shkodrës, të cilat vazhdojnë prej orëve të natës me intensitet të ulët. Deri në këtë momente nuk raportohen situata problematike. Në aksin Bogë – Theth ka reshje dëbore, por qarkullimi vijon pa probleme.
Autoritetit rrugor kërkohen nga drejtuesit të përdorin për lëvizje goma dimërore. Në bashkinë Vau Dejës raportohet shkëputje e energjisë elektrike. Bora ka zbardhur edhe bashkinë Pukë dhe Fushë Arrëz.
Gjithashtu reshje dëbore janë regjistruar në Fushë Studen dhe Parkun Kombëtar të Shebenikut në qarkun e Elbasanit në Njësinë Administrative Steblevë në Bashkinë e Librazhdit.
Reshjet e para të dëborës kanë filluar gjatë mesnatës dhe kanë vijuar deri rreth orës 07:30 të ditës së sotme .
Në fshatin turistik të Fushë Studen dëbora ka mbuluar gjithçka me një trashësi që nuk e kalon 1 cm. Ndërkohë temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe në të gjithë Qarkun e Elbasanit duke mbizotëruar mot i ftohtë i shoqëruar me reshje shiu.
Nga ana tjetër, në Vlorë vijojnë reshjet e shiut, ku prezenca e ujit në disa akse rrugore ka krijuar problematika ku më e theksuar është unaza e qytetit dhe shirat kanë sjellë mbetje inerte dhe dheu.
Shiu pritet të vijojë gjatë gjithë ditës, ku punonjësit e bashkisë janë në gatishmëri. Gjithashtu banorët kanë marrë masa paraprake duke bllokuar hyrjet e banesave e bizneseve.
Sipas Bashkisë në një njoftim publikuar në rrjete sociale, banorët duhet të jenë të kujdesshëm në 3 zona, duke mos parkuar automjeteve apo shmangur lëvizjet 3 panevojshme.
Me më risk janë zona e "Albano e Romina", kisha Ortodokse dhe rruga e Portit. Aktualisht situata vijon e qetë dhe pa problematika, por monitorimi duhet të jetë për orët në vijim në varësi të intensitetit të reshjeve.
/rtsh.al/