RTSH 24 Live

Sociale

Qarkullimi rrugor, kontrolle smart kundër abuzuesve dhe spekulantëve

30/06/2023

Qarkullimi rrugor, kontrolle smart kundër abuzuesve dhe spekulantëve

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve motorike që paguajnë në kohë kolaudimin, siguracionin dhe taksat, në të kundërt ata do të penalizohen nëse konstatohen në qarkullim.

Kjo drejtori po zhvillohen kontrolle intensive në Tiranë përmes sistemeve inteligjente të skanimit të targave. Këto sisteme ndihmojnë në konstatimin e mjeteve motorike në të cilat lëvizja bëhet pa kolaudim, pa siguracionin apo pa paguar taksat.

“Vetëm brenda një turni ditor monitorues në Tiranë (Qendër-Kinostudio, Unaza e Madhe, Unaza e Vogël, Komuna e Parisit, Selitë), nga 3362 targa të skanuara, Makina Inteligjente e DPSHTTR ka zbuluar 392 targa të mjeteve debitore, në qarkullim me taksa të papaguara, ose 11.6 % me detyrime të pashlyera” bëri të ditur drejtori Blendi Gonxhe.

Sipas tij “Parregullsitë në dokumentacionin e mjeteve rrugore sjellin pasoja të rënda për sigurinë publike, mjete të pakontrolluara teknikisht, evazion fiskal, pabarazi, minim të sigurisë rrugore, mosmbulim dëmesh nga aksidentet, dëm ekonomik e varfërim të arkës vendore e qendrore, paligjshmëri e shmangie detyrimesh!”.

Zoti Goxhe tha se “qëllimi kryesor i projektit është evidentimi i situatës reale mbi mjetet rrugore që qarkullojnë në kundërshtim me rregullat, dhe rritja e besimit të publikut tek shërbimet e transportit rrugor, duke ngushtuar lakun ndaj abuzivizmit dhe pandëshkueshmërisë së spekulantëve”.