RTSH 24 Live

Ekonomi

Programi për shëndetësinë - Berisha flet për mjekët, ilaçet dhe sigurimet

25/01/2025

Programi për shëndetësinë - Berisha flet për mjekët, ilaçet dhe sigurimet

Demokratët prezantuan strategjinë për hvillimin e shëndetësisë, duke hedhur në publik tezat e para të projekt-programit të tyre elektoral për zgjedhjet politike të 11 majit.

Sali Berisha, duke folur para një audience me ekspertë, mjekë dhe përfaqësues të opozitës në Departamentin e Shëndetësisë të PD-së e ndau ligjërimin e tij në dy rrafshe.

Së pari, ai diagnostikoi sipas tij të metat e qeverisë në funksionimin e sistemit aktual shëndetësor.

"Sot ne shpenzojmë 5 herë më shumë nga xhepi se sa gjermani, francezi apo italiani për kujdesin shëndetësor. Rimbursimi 50 përqind, ndër më të ulëtit. Një shpartallim, ndërtohet spitali, digjet sapo ndërtohet. Askush nuk mban përgjegjësi.

Sot, po u sëmure më apendesit në Gjirokastër, duhet të vish të operohesh në Tiranë. Këto janë realitete. Nuk ka më pediatër, gjinekolog. Nuk ka as kirurg tani. Imagjino Gjirokastra të sjellë apandesitin në Tiranë. Unë mendoj se sistemi i shëndetësisë ka nevojë për një ndërhyrje urgjente," u shpreh kryedemokrati.

Ndërsa pjesën e dytë të fjalimit z. Berisha ia kushtoi programit të opozitës për shëndetësinë.

"Sot, 2,1 përqind e GDP-së shkon për shëndetësinë. Do rritet që vitin e parë në 3 përqind, me synimin e prerë që brenda mandatit të dalë mbi mesataren e rajonit si financim. Ka një institut të sigurimeve shëndetësore. Do i jepet pavarësi nga parlamenti. Do funksionojë si institucion i pavarur.

Por, ligji që 3 muajt e parë do parashikojë krijimin e sigurimeve private, për qëllimin e vetëm për të nxitur garën. Nuk arrihet me monopol. Se ky monopol krijon shumë probleme dhe e nxjerr jashtë kontrolli.

Nuk jemi ne kundër sektorit privat, por në mënyrë absolute do presim me gërshërët e ligjit të gjitha marrëdhëniet korruptive midis sektorit publik dhe sektorit privat. Në qoftë se unë e diagnostikoj të sëmurin dhe i them do të mjekoj në privat, kjo nuk do ndodhë kurrë.

BE. Nuk do futen në Shqipëri ilaçe që nuk kanë certifikantën e institucioneve më prestigjioze ndërkombëtare evropiane dhe amerikane për përdorimin e tyre dhe që nuk shiten më parë se të hyjnë në Shqipëri në të paktën dy vende anëtare të BE," deklaroi z. Berisha.

Shëndetësia ka qenë dhe mbetet në 34 vite një nga çështjet më të ndjeshme të opinionit publik, sidomos para zgjedhjeve politike të vendit.

Gazetare: Sonila Agostini

/rtsh.al/