Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën Botërore, Këshillin Evropian të Pagesave dhe Bankën Qendrore Evropiane, organizoi një takim për të diskutuar rreth anëtarësimit të institucioneve shqiptare në skemën e Sistemit Europian të Pagesave.
Në takimin që drejtohej nga zv.guvernatorja Luljeta Minxhozi u theksua rëndësia e këtij momenti, duke vlerësuar gjithashtu se anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA është një moment historik për integrimin ekonomik dhe financiar të vendit në Bashkimin Evropian.
Në këtë event u nënvizua rëndësia e përmbushjes së gjithë hapave të nevojshëm nga ana e aktorëve vendas për implementimin e plotë të SEPA-s deri në prill të këtij viti.
Guvernatori i inkurajoi institucionet të jenë proaktive, duke e konsideruar këtë si një projekt prioritar me përfitime të shumta për qytetarët dhe ekonominë.
Po ashtu u theksua lidhja e ngushtë mes këtij procesi dhe projekteve të tjera si "open banking" dhe "instant payment", të cilat bazohen në standardet e BE-së.
Me anëtarësimin në SEPA, Shqipëria synon forcimin e pozitës se saj në rajon si dhe avancimin e mëtejshëm drejt integrimit të plotë në BE.
Gazetar: Omer Saraçi
/rtsh.al/