RTSH 24 Live

Kosovë

Prishtinë, marshim kundër vrasjes së grave

07/12/2023

Prishtinë, marshim kundër vrasjes së grave

Me moton "Ndalni vrasjen e grave dhe mjaft më" të enjten në Prishtinë u mbajt një marshim ku u kërkua drejtësi për Liridona Ademajn dhe të gjitha gratë e vrara.  

Përfaqësuesja e shoqatës organizatore "Artpolis", Nertila Qarri-Gërguri u shpreh se vrasja e grave ishte kthyer në shqetësim kombëtar dhe ata që kryejnë një vepër të tillë duhet të merrnin dënimin maksimal.
 
Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës dhe rrjeti i grave të Kosovës, 55 gra janë vrarë në vend që nga viti 2010 deri në nëntor të këtij viti. 

Gazetare Elda Pepa


/ rtsh.al /