RTSH 24 Live

Aktualitet

Këshilli i ri Drejtues i RTSH, Komisioni i Medies dërgon kandidatët për votim në Kuvend

11/03/2025

Këshilli i ri Drejtues i RTSH, Komisioni i Medies dërgon kandidatët për votim në Kuvend

Komisioni parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit ka përzgjedhur kandidaturat për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, që do të dërgohen për votim në seancën plenare.

Kandidaturat e përzgjedhura janë:  

  1. Petrit Beci
  2. Rajmonda Bulku
  3. Osman Mula
  4. Bujar Kapexhiu
  5. Robert Budina
  6. Eno Civici
  7. Alket Braho
  8. Lorenc Vangjeli
  9. Pano Xhixho
  10. Zamira Kita

Ndërsa kandidatë për kryetar të Këshillit Drejtues janë:

  1. Helidon Haliti
  2. Fatjon Hoxhalli

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi këtë javë seanca dëgjimore me kandidatët e rinj për anëtarë të Këshillit Drejtues.

Ishin 67 kandidatë që paraqitën dokumentacionin sipas kritereve të përcaktuara ligjore, emra të spikatur në fusha të ndryshme, si në art e kulturë, në komunikim, juristë, gazetarë të njohur në medien e shkruar dhe atë vizive, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka propozuar që kohëzgjatja e mandatit të anëtarëve të rinj të Këshillit, por edhe e Kryetarit të Këshillit Drejtues, të jetë 5 vjet.

/rtsh.al/