RTSH 24 Live

Politikë

Listat zgjedhore, Duka: Nuk e kam emrin, por do të jetë influenca ime dhe e vëllait

13 orë para

Listat zgjedhore, Duka: Nuk e kam emrin, por do të jetë influenca ime dhe e vëllait

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini, bëri të qartë se emri i tij nuk do të jetë në listat për kandidat, por kjo nuk do ta pengojë atë të mbështesë koalicionin opozitar dhe PAA në zgjedhjet e 11 majit 2025.

“Negociatat që ka bërë PAA me PD-në, nuk kanë asnjë lidhje me se çfarë do të bëjë Ilir Meta. Në politikë të bëjnë golin në minutat e fundit, të lenë pas liste, ndaj dhe ne jemi treguar shumë të kujdesshëm. PD më kërkoi kompromis në Dibër se aty duket se është garë e fortë. Ne do të garojmë në 9 qarqe. Në Durrës do të kemi një kandidat në listën e mbyllur. Unë nuk do kandidoj, por influenca ime dhe e vëllait do të jetë e pranishme në Durrës”, tha Duka.

/rtsh.al/