RTSH 24 Live

Politikë

Më shumë mandate se vota? Ngërçi që parashikon Kthupi

13 orë para

Më shumë mandate se vota? Ngërçi që parashikon Kthupi

Zyrtari i lartë i partisë “Djathtas 1912’, Rezart Kthupi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, ngriti problemin e numrit më të madh të mandateve që prodhohen në zgjedhje, se sa është numri i votave që duhen për një mandat. Kjo, sipas tij, vjen për shkak të deformimit që ka sistemi elektoral, ku ndonëse një subjekt politik mund të marr më pak vota se në zgjedhjet e mëparshme, arrin të ruajë të njëjtin numër të mandateve që ka marrë.

“Në sistemin aktual zgjedhor është vënë re se mund të prodhohen një numër më i madh mandatesh, se sa realisht është numri i votave për një mandate. PS, p.sh, ndonëse mori më pak vota në zgjedhjet e kaluara, arriti të prodhojë të njëjtin numër mandatesh. SPAK ka krijuar një strukturë për monitorimin e krimeve zgjedhore. Besoj se do të mund ta frenojë në një farë mënyre krimin elektoral. Nuk marr guximin të them se sa mandate do të merren për subjektet politike sepse ka deformime në sistemin zgjedhor”, tha Kthupi.

/rtsh.al/