RTSH 24 Live

Politikë

Zgjedhjet e 11 majit, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian tërhiqet nga koalicioni me PD

5 orë para

Zgjedhjet e 11 majit, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian tërhiqet nga koalicioni me PD

Në ditën e fundit të afatit të dorëzimit të listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për parlamentaret e 11 majit, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian nën drejtimin e Vasil Sterjovskit, njoftoi tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me drejtues kreun demokrat Sali Berisha.

Në njoftimin për gazetarët, të shpërndarë nga KQZ, Aleanca Maqedonase për Integrim Europian, i drejtohet kryekomisionerit shtetëror Ilirjan Celibashi me një letër ku kërkon çregjistrimin e emrit të partisë, AMIE nga koalicioni.

/rtsh.al/