Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdoan pas takimit me homologun Bajram Begaj, është pritur në kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Erdoan dhe Rama po zhvillojnë një takim kokë më kokë, ndërsa rreth orës 14:35 pritet të dalin edhe në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Sipas axhendës, Presidenti turk gjithashtu do të marrë pjesë pasditen e sotme në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, e cila ndodhet pranë Parlamentit shqiptar.
Erdoan mbërriti paraditen e sotme (10 tetor) në Tiranë, ku u prit në aeroportin e Rinasit nga Ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Më pas, Erdoan u prit me ceremoni zyrtare në Presidencë, ku zhvilloi edhe një takim kokë më kokë me Presidentin Begaj.
/rtsh.al/