RTSH 24 Live

Art

Përkujtohet 110-vjetori i shkrimtarit Petro Marko

14/11/2023

Përkujtohet 110-vjetori i shkrimtarit Petro Marko

Me rastin e 110-vjetorit  të lindjes së shkrimtarit të njohur shqiptar Petro Marko, familjarët, të afërmit dhe miqtë e tij, i kanë kushtuar atij një mbrëmje përkujtimore. 

Në këtë aktivitet aktorë të njohur të skenës si Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo, Raimonda Bulku e Kristaq Skrami, kanë sjellë krijimet më të spikatura të Markos.

Nga ana e tyre familjarët e shkrimtarit kanë sjellë një eksopozitë fotografike nga arkivi i familjes Marko.

Petro Marko është nga shkrimtarët e mëdhenj shqiptarë. Ai ka sjellë në letersinë shqipe vepra të cilat janë në fondin e artë të saj.

Gazetare: Xhilda Kondi

/ rtsh.al /