RTSH 24 Live

Sociale

Patoku, destinacion turistik - Kjo zonë po tërheq vizitorë të shumtë në çdo stinë

8 orë para

Patoku, destinacion turistik - Kjo zonë po tërheq vizitorë të shumtë në çdo stinë

E vendosur në zonën e Kurbinit, Laguna e Patokut ofron një peizazh magjepsës me ujëra të kristalta, ishuj të vegjël natyrorë dhe një faunë të pasur, duke përfshirë shpendë të rrallë si pelikani kaçurrel dhe flamengot.

Përveç vlerave ekologjike, kjo zonë ka tërhequr vëmendjen edhe për turizmin e qëndrueshëm, me restorante tradicionale që ofrojnë gatime të freskëta të peshkut dhe një mikpritje të ngrohtë nga vendasit.

Interesi për Patokun po vjen gjithnjë në rritje, pasi edhe shërbimet që ofrojnë dhe çmimet janë konkurruese  thotë operatoret turistik.

Laguna e Patokut mbetet një nga destinacionet më të bukura për ata që duan të eksplorojnë një vend të veçantë dhe të shijojnë harmoninë mes natyrës dhe traditës shqiptare.

/rtsh.al/