RTSH 24 Live

Sociale

Sëmundjet renale në Gjirokastër - 298 të kartelizuar, 47 pacientë i nënshtrohen hemodializës

8 orë para

Sëmundjet renale në Gjirokastër - 298 të kartelizuar, 47 pacientë i nënshtrohen hemodializës

Si në mbarë botën, edhe në Gjirokastër trendi i sëmundjeve renale ka pësuar rritje. Këtë mjekja Olta Qurku e sheh edhe te numri i vizitave mujore i cili është rritur gjatë periudhës 2019-2024. Por pavarësisht kësaj, ajo çka vihet re është se numri i pacientëve që kanë nevojë për  hospitalizim ka rënie.

“Duke krahasuar 2019 me vitin 2024 kemi shtim të numrit të pacientëve në vizita në muaj me rreth 80 pacientë në 125 pacientë në muaj dhe është trend në rritje por tregon dhe ndërgjegjësim të pacientëve për të ardhur tek mjeku dhe për të bërë vizitat”, u shpreh nefrologia Olta Qurku.

Si shkaktarë të sëmundjeve renale Qurku rendit disa faktor.

“Ne jemi zonë e cila pavarësisht se kemi burime ujore të shumta por ndoshta mineralet që gjenden në ujë shkaktojnë dhe formojnë gurët. Përdorimi i mishit dhe kripës të cilat provokojnë formimin e gurëve”, tha Qurku.

Ndërkohë, në Gjirokastër  marrin shërbimin e dializës 47 pacientë nga zona të ndryshme të jugut, nëpërmjet marrëveshjes koncesionare që Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar me një spital privat.

/rtsh.al/