RTSH 24 Live

Sociale

Praktikimi i rregullt i jogës përmirëson cilësinë e jetës

5 orë para

Praktikimi i rregullt i jogës përmirëson cilësinë e jetës

Të bërit joga në pozicionet e saj të shumëllojshme sjell një sërë benefitesh për shëndetin tonë. Mësuesja e jogës, Doris Bajraktari na shpjegon se çfarë është joga?

“Joga është një praktikë që kombinon lëvizjet me frymëmarrjen dhe meditimin duke ndikuar në lidhjen midis trupit dhe mendjes”, tha mësuesja Doris Bajraktari.

Por çfarë të mirash na sjell joga në shëndetin tonë?

“Në aspektin fizik të ndihmon me shpinën, me qëndrimin, problemet me ngërcet muskolare dhe kycet. Ndërsa nga aspekti mendor, joga ndihmon në uljen e kortizolit dhe në përmirësimin e gjumit”, tregoi ajo.  

A duhet praktikuar gjithë jetën apo ka ndonjë afat kohor të caktuar?

Nuk ka një afat të caktuar, por secili që e fillon jogën arrin të shikojë përfitimet e saj dhe e bën një stil jetese", tha ajo.

Praktikimi i rregullt i jogës mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së jetës.

Gazetare: Blerta Cina

/rtsh.al/