RTSH 24 Live

Sociale

Grip sezonal dhe raste me Covid 19 - Në urgjencën e siptalit Tepelenë, mbi 20 raste çdo ditë

6 orë para

Grip sezonal dhe raste me Covid 19 - Në urgjencën e siptalit Tepelenë, mbi 20 raste çdo ditë

Në spitalin e Tepelenës, gjatë kësaj periudhe është vënë re një rritje e ndjeshme e rasteve me gjendje gripale. Sipas të dhënave nga urgjenca, çdo ditë paraqiten mesatarisht rreth 20 pacientë me simptoma gripi. Përveç rasteve gripale, janë evidentuar edhe raste sporadike me COVID-19, duke krijuar një fluks të shtuar në repartin e urgjencës.

Ka pasur raste të shtuara të rasteve gripale, preken të gjitha moshat edhe fëmijët. Është një formë gripi i zakonshëm por që jep ndërlikime”, tha mjeku pneumolog Shahin Meçe.

Mjekët apelojnë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht grupet më të rrezikuara, si të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Këshilla është që të gjitha rastet që zgjasin më shumë se 2-3 ditë temperaturë duhet të paraqiten për ndihme mjekësore pranë mjekëve të familjes dhe mjekëve specialist”, u shpreh mjeku.

Ndërkohë, spitali vijon të përballojë fluksin e pacientëve, ndërsa mjekët theksojnë rëndësinë e një diagnostikimi dhe trajtimi të hershëm për të shmangur komplikacionet e mundshme.

/rtsh.al/