Parlamenti ka miratuar 5 nga 7 dekretet e Presidentit të Republikës për ndryshimet në qeveri, duke i hapur rrugën betimit të tyre para presidentit Bajram Begaj, nesër (12 shtator) në orën 10:30.
Dekretet për ministrin e Financave, Ervin Mete, dhe për ministren e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, do të votohen të enjten, thanë burimet nga zyra e shtypit e Kuvendit.
Metja u lirua sot nga detyra e drejtuesit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare.
Në parlament mungoi kryeministri Edi Rama, por kjo nuk e pengoi shumicën qeverisëse të arrijë kuorumin e votave në votëbesimin e ministrave të rinj.
Me 73 dhe 72 vota u miratuan Ogerta Manastirliu, Anila Denaj, Albana Koçiu dhe Igli Hasani.
Seanca e sotme u zhvillua pa debat për shkak se kështu e parashikon rregullorja e Kuvendit.
Opozita i kundërshtoi dekretet jashtë parlamentit.
Berisha deklaroi për gazetarët se këto emërime janë përpjekje për të mbuluar korrupsionin, ndërsa Gazment Bardhi tha se kryeministri nuk ka kurajë të përballet.
Gazetare: Sonila Agostini
/rtsh.al/