RTSH 24 Live

Aktualitet

Parkim nëntokësor në sheshin “Avni Rustemi”, Rama: Liron hapësirat dhe lehtëson qarkullimin

7 orë para

Parkim nëntokësor në sheshin “Avni Rustemi”, Rama: Liron hapësirat dhe lehtëson qarkullimin

Një projekt të ri në Sheshin “Avni Rustemi” përfshin ndërtimin e një parkimi nëntokësor me dy kate.

Gjatë inspektimit të punimeve, Kryeministri Edi Rama theksoi se problematika e parkimit është një prej prioriteteve të qeverisë, veçanërisht në zonat turistike. Ai bëri të ditur se po punohet për një projekt kombëtar që do të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi, duke pasur në fokus zhvillimin e parkimeve dhe mbështetje për bashkitë.

“Ne duhet ta shikojmë strategjinë dhe të bëjmë një bashkëpunim mes bashkisë dhe Fondit të Zhvillimit për të rishikuar dhe rregulluar parkimet në qytetet kryesore. Ky projekt është një hap i rëndësishëm për të lehtësuar qarkullimin dhe për të ofruar një ambient më të sigurt dhe të aksesueshëm për të gjithë,” u shpreh Rama.

Sheshi “Avni Rustemi” është një nga pikat kyçe lidhëse mes Pazarit të Ri dhe unazës së brendshme të Tiranës, ndërsa parkimi nëntokësor do të mundësojë parkimin e 210 automjeteve.

Po ashtu, pritet rehabilitimi i fasadave përgjatë rrugës “Luigj Gurakuqi”, duke krijuar një atmosferë më tërheqëse për qytetarët dhe turistët.

/rtsh.al/