RTSH 24 Live

Politikë

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ regjistron 49 subjekte politike. Shtyhet afati për dy parti

4 orë para

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ regjistron 49 subjekte politike. Shtyhet afati për dy parti

49 subjekteve politike u është aprovuar kërkesa për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Mirëpo Partia e Demokratëve Euroatlantikë, me kryetar Endri Hasën dhe MEGA e minoritetit grek janë përballur me probleme juridike.

Për këtë shkak, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, dakordësoi datën 3 mars si afat përfundimtar.

"... për t'ju dhënë mundësi për të marrë vërtetimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku të pasqyrohen të gjitha ndryshimet në organet drejtuese të kësaj partie politike. Afati është deri ditën e hënë, se pastaj përfundon edhe afati për regjistrimin e koalicioneve," u shpreh z. Celibashi.

Në rast se do të pranohen edhe këto dy forca, numri i partive politike pjesëmarrëse në garë shkon gjithsej në 51.

  1. “Partia Socialiste e Shqipërisë”, me kryetar Edi Rama
  2. “Partia Demokratike”, me kryetar Sali Berisha
  3. “Partia e Lirisë”, me kryetar Ilir Meta
  4. Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, me kryetar Adriatik Lapaj
  5. Partia “Nisma Thurje”, me kryetar Endri Shabani
  6. Partia “Lëvizja Bashkë”, me kryetar Arlind Qori
  7. Partia “Mundësia”, me kryetar Agron Shehaj
  8. “Partia Demokristiane e Shqipërisë”, ke kryetar Nard Ndoka
  9. Partia “Lëvizja e Legalitetit”, me kryetar Shpëtim Axhami
  10. “Partia Kristian Demokrate”, me kryetar Dhimitër Muslia
  11. “Partia Kombëtare Konservatore Albania”, me kryetar Kujtim Gjuzi
  12. Partia “Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me kryetar Zef Bushati
  13. Partia “Balli Kombëtar Demokrat”, me kryetar Artur Roshi
  14. Partia “Bashkimi Demokrat Shqiptar”, me kryetar Ylber Valteri
  15. Partia “Balli Kombëtar”, me kryetar Adriatik Alimadhi
  16. Partia “Uniteti Kombëtar”, me kryetar Idajet Beqiri
  17. Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me kryetar Vangjel Dule
  18. Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, me kryetar Vasil Sterjovski
  19. Partia Lëvizja “Atdheu”, me kryetar Kreshnik Osmani
  20. Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”, me kryetar Mhill Gecaj
  21. Partia “Drejtësia Shoqërore”, me kryetar Tanush Kaso
  22. “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, me kryetar Agron Duka
  23. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, me kryetar Kadri Isufaj
  24. Partia “Ora e Shqipërisë”, me kryetar Zef Shtjefni
  25. Partia “Emigracioni Shqiptar”, me kryetar Kostaq Papa
  26. “Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar Qemal Cicollari
  27. Partia “Bashkimi Liberal Demokrat”, me kryetar Arian Starova
  28. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, me kryetar Ymer Kurti
  29. Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet”, me kryetar Shpëtim Idrizi
  30. “Partia Republikane Shqiptare”, me kryetar Fatmir Mediu
  31. Partia “Lëvizja Demokratike Për Ndryshim”, me kryetar Nikolin Staka
  32. “Partia Socialdemokrate”, me kryetar Tom Doshi
  33. Partia “Fryma e Re Demokratike”, me kryetar Sali Shehu
  34. Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, me kryetar Dashamir Shehu/Eqerem Spahiu
  35. Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”, me Kryetar Gjovalin Shqalshi
  36. Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, me Kryetar Elena Kocaqi
  37. Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë”, me kryetar Marjus Malaj
  38. Partia “Fronti i Majtë”, me Kryetar Marko Dajti
  39. Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare”, me kryetar Muharrem Doda
  40. Partia “Aleanca Demokracia e Re”, me kryetar Edmond Stojku
  41. Partia “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”, me kryetar Rivelino Çuno
  42. Partia “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”, me kryetar Krenar Rryçi
  43. Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare”, me kryetar Gjet Ndoj
  44. Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, me kryetar Gaqo Apostoli
  45. Partia “Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar”, me kryetar Selami Jenishehri
  46. Partia “Ardhmërija Shqiptare”, me kryetar Emin Subashi
  47. Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, me kryetar Valentino Mustaka
  48. Partia “Djathtas 1912”, me organ drejtues “Kolegji Politik”
  49. Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare”, me kryetar Eduart Abazi

Më herët pati dhe një mbledhje të Komisionit Rregullator në KQZ. Me 3 vota kundër dhe 2 pro u rrëzua kërkesa e Partisë Demokratike, e cila ngulmoi që në parlamentaret e 11 majit të votojnë edhe ata emigrantë shqiptarë pa një mjet identifikimi apo pasaportë biometrike shqiptare.

Kujtojmë se teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga afati përfundimtar i shqiptarëve nga diaspora për t'u regjistruar në platformën elektronike për 11 maji, numri i të regjistruarve ka kaluar 231 mijë.

Gazetare: Jonida Omeri

/rtsh.al/