RTSH 24 Live

Politikë

Spiropali, pret Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, RCC, Amer Kapetanovic

6 orë para

Spiropali, pret Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, RCC, Amer Kapetanovic

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti të mërkurën në Kryesinë e Kuvendit Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, RCC, Amer Kapetanovic.

Gjatë takimit, Kryetarja Spiropali nënvizoi se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë si protagoniste dhe lidere e mjaft nismave rajonale, në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030. Spiropali dhe Kapetanovic diskutuan edhe për disa aspekte konkrete të zhvillimeve në rajon.

/rtsh.al/