Në një intervistë për emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSH 1, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka komentuar zhvillimet politike dhe ndikimin e patronazhistëve në procesin zgjedhor. Noka ka përdorur një metaforë për të krahasuar patronazhistët.
“Kur bie tërmet të parët e nuhasin brejtësit, kanë filluar ta nuhasin patronazhistët. Patronazhistët e përcjellin sinjalin e tërmetit tek të gjithë, kjo po ndodh dhe me 11 maj do ta shohësh”, u shpreh Flamur Noka.
/rtsh.al/