Drejtori i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Alessandro Ruggera, prezantoi në rrjetet sociale ekspozitën multimediale të titulluar "MEDITERRANEA
Vizionet e një deti të lashtë dhe kompleks" , ku theksoi se do të paraqiten harta gjeografike, dokumente historike, fotografi satelitore dhe regjistrime audio dhe video, të gjitha për të treguar bukurinë dhe madhështinë e Mesdheut, detet që lagin brigjet e qyteteve tona dhe ishte djepi i qytetërimit modern.
Ekspozita, e organizuar në Galerinë e Arteve Bashkëkohore GOCAT, mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë dhe është kuruar nën kujdesin e Viviana Panaccia.
Ekspozita përdor imazhe të marra me teknologjitë më të avancuara hapësinore, të zhvilluara nga Agjencitë Hapësinore Italiane dhe Evropiane, si dhe nga Telespazio/e-Geos. Ekspozita “Mediterraneo” paraqet imazhe të jashtëzakonshme, krahas hartave dhe veprave të lashta të artit, në një sintezë të kulturës, artit dhe shkencës, mes të shkuarës dhe së tashmes.
/rtsh.al/