RTSH 24 Live

Aktualitet

Hetimet ndaj kryebashkiakut Veliaj, ish-deputeti Vladimir Kosta thirret në SPAK

5 orë para

Hetimet ndaj kryebashkiakut Veliaj, ish-deputeti Vladimir Kosta thirret në SPAK

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku ka të dhëna se ai u thirr nga organi i akuzës lidhur me hetimet që po kryhen ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kur doli nga SPAK-u, Kosta nuk dha shumë detaje për mediet.

Vladimir Kosta ka të dhëna se është pronari i një godine në kryeqytet, aty ku agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kontrolluan mjediset e disa zyrave, të cilat përdoren nga bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/