RTSH 24 Live

Aktualitet

Basha: Angazhim për heqjen e vizave me SHBA dhe investime amerikane në Shqipëri

6 orë para

Basha: Angazhim për heqjen e vizave me SHBA dhe investime amerikane në Shqipëri

Lulzim Basha ka shpërndarë një video-mesazh në rrjetin e tij social Facebook, ku ka theksuar angazhimin e tij për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, ashtu siç ndodhi me Bashkimin Evropian, duke synuar heqjen e vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Basha ka përmendur se, siç Kroacia arriti të bëhej anëtare e BE-së dhe të mundësonte lëvizjen pa viza, Shqipëria duhet të ndjekë të njëjtën rrugë. Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e tërheqjes së investimeve nga kompanitë amerikane, për të krijuar vende pune dhe rritur pagat për qytetarët shqiptarë.

15 vite më parë mundësuam lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Evropë. Asokohe në krah të Kroacisë u anëtarësuam në NATO dhe vazhduam rrugëtimin për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Fatmirësisht Kroacia u bë anëtare e BE dhe mundësoi lëvizjen pa viza edhe në SHBA për qytetarët e saj, Shqipëria mbeti prapa. Sot nga Uashingtoni dua të konfirmoj zotimin tim, se ashtu siç hoqëm vizat me BE-në do të heqim vizat dhe do të mundësojmë lëvizjen e lirë për qytetarët shqiptar edhe me SHBA, do të thithim investime madhore me kompani  amerikane për të krijuar vende të reja pune dhe paga dinjitoze për qytetarët e Shqipërisë”, u shpreh Basha në video-mesazhin e tij.  

/rtsh.al/