RTSH 24 Live

Ekonomi

OSHEE investime në teknologjinë inovatore në sistemet e matjes

21/03/2024

OSHEE investime në teknologjinë inovatore në sistemet e matjes

OSHEE Group ka planifikuar të investojë  për vitin 2024, në sistemet smart grid, duke filluar nga nënstacionet dhe kabinat e deri tek abonentët.

Ky investim është në përgjigje të nevojave të përdoruesve për të pasur një monitorim dhe faturim në kohë reale të konsumit të energjisë elektrike, si dhe për të reduktuar kohën e riparimit të defekteve dhe për të parandaluar ndërhyrjet e palëve të paautorizuara në sistem.

Ky zhvillim teknologjik do të çojë në një rritje të cilësisë së shërbimit të furnizimit të energjisë elektrike për klientët e OSHEE-së.

Administratori i OSHEE Group, Enea Karakaçi, i shoqëruar nga drejtuesit e OSSH dhe FSHU, zhvilluan takime me agjencinë franceze AFD, në kuadër të bashkëpunimit midis qeverisë shqiptare dhe asaj franceze, me fokus “teknologjinë inovatore në sistemet e matjes”.

/ rtsh.al /