RTSH 24 Live

Televizion

OSBE ndan çmimet për gazetarinë investigative, gazetarja e RTSH mes fituesve

02/04/2021

OSBE ndan çmimet për gazetarinë investigative, gazetarja e RTSH mes fituesve

Në një ceremoni të posaçme, Prezenca e OSBE në Tiranë ka ndarë të premten çmimet për gazetarinë investigative në mediat shqiptare. 
Gazetarja e RTSH Sonila Mlloja (Cemurati) është vlerësuar fituese  me dokumentarin hulumtues  “Në rrezik shëmbje” të transmetuar në emisionin e njohur të RTSH “31 Minuta”.  
Dokumentari trajton problematikën e krijuar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Tiranën më 21 Shtator 2019. Veç panikut të madh që shkaktoi në zonat që u preken, tërmeti vuri në rrezik serioz jetën e banorëve të një pallati në Rrugën "Ali Visha" në Tiranë. Dokumentari zbuloi se shkak për këtë u bë ndërtimi 26 vjeçar pa leje i shtesës anësore të pallatit, i cili nga lëkundjet e tërmetit mori goditje të rëndë. Kërcënimi që banorët përjetuan nuk ishte surprizë. Ata e kishin paralajmëruar tek insituticonet përgjegjese kanosjen e këtij rreziku prej me shumë se 10 vitesh, por askush nuk e kishte marrë mundimin ti dëgjonte.
Në fushën e shëndetësisë u nderua me çmim gazetarja e emisionit Top Story në Top Channel, Entela Barjamaj, me dokumentarin hulumtues për rimbursimin e recetave fiktive. Ndërsa për artikullin më të mirë në fushën e arsimit u vlerësuan gazetaret Rashela Shehu e TV Klan  dhe Fiori Sinuka nga BIRN.