RTSH 24 Live

Sociale

Nis rikonstruksioni i rrugës Rrëshen-Bukëmirë, u dëmtua nga reshjet dhe rrëshqitjet e dherave

30/09/2022

Nis rikonstruksioni i rrugës Rrëshen-Bukëmirë, u dëmtua nga reshjet dhe rrëshqitjet e dherave

Një pjesë e segmentit të rrugës nga qyteti i Rrëshenit deri në fshatin Bukëmirë pësoi dëmtime nga reshjet e ditëve të fundit.

Prurjet e shumta nga rrëketë e ujërave dëmtuan në disa pjesë trasenë duke sjellë probleme në lëvizjen e automjeteve dhe duke paralizuar qarkullimin e rreth 6 mijë banorëve të kësaj zone.

Bashkia e Mirditës në bashkëpunimin me kompaninë e ndërtimit të rrugës ndërhynë për pastrimin e rrugës nga dherat dhe riparimin e pjesëve të dëmtuara.

Puna për riparimi e dëmeve pritet të zgjasë dy muaj, ku ekspertët po punojnë për vepra që kanë synim mbrojtjen e brezit malor, vendosjen e turbinave dhe mënjanimin e rrëkeve të ujërave, për të garantuar lëvizjen lirshëm të automjeteve në këtë aks rrugor.

Rruga Rrëshen-Bukëmirë është ndërtuar në vitin 2017 nga kompania që shfrytëzon HECI-in në këtë zonë.

/rtsh/