RTSH 24 Live

Sociale

Në Kolonjë, vizitorët e huaj zgjedhin kryesisht turizmin malor

10 orë para

Në Kolonjë, vizitorët e huaj zgjedhin kryesisht turizmin malor

Kolonja edhe gjatë këtij viti, ka ngelur në destinacionet e preferuara kryesisht të turistëve të huaj, të cilët pëlqejë së tepërmi turizmin malor. Ata kanë treguar interes për të njohur shtigjet malore por edhe për të zbuluar destinacione të reja, pasi ky vend ka potencial të tillë.

Nënkryetarja e bashkisë Kolonjë, Ristana Gjergo thotë se turistët që janë ndalur në Kolonjë, kanë treguar interes edhe për turizmin kulturor.

“Kolonja nuk po synon më të bëhet pjesë e hartës turistike të Shqipërisë, por po mundohet të thellojë standarte që turistët e huaj dhe ata vendas kanë pretenduar të gjejnë në vendin tonë. Monumente kulturore është gjithashtu në vëmendje të shtuar”, shprehet ajo.

Një nga fshatrat turistikë të zonës është Rehova, vetëm 3 km larg nga qyteti i Ersekës në të cilin janë ngritur dhe bujtina për pritjen e turistëve që shijojnë natyrën mahnitëse, gjejnë qetësinë e munguar dhe shijojnë kulinarinë e veçantë të zonës

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/