RTSH 24 Live

Muzikë

“Këndi i Fest 63”, Andri Xhahu dhe Alesia Burnazi sjellin prapaskenat e natës finale

5 orë para

“Këndi i Fest 63”, Andri Xhahu dhe Alesia Burnazi sjellin prapaskenat e natës finale

Në Fest 63, çdo performancë është një magji e vogël më vete, dhe Andri Xhahu dhe Alesia Burnazi janë aty për t'i dhënë publikut një shije të veçantë të asaj që ndodh pas kamerave me artistët.

Edhe në natën finale Andri dhe Alesia do të përcjellin emocionet e interpretimit të dueteve të kësaj nate plot emocione dhe kujtime.

Me një format dinamik dhe shumëngjyrësh, "Këndin i Fest 63" ofron një mundësi të shkëlqyer për të kuptuar se sa shumë punë dhe pasion fshihen pas çdo interpretimi të bukur në këtë garë të madhe të muzikës.

Fest 63- Jet: 01 nuk e kam numër me fat por shpresoj të fitoj ndonjë çmim

Këngëtari Jet, i ftuar në "Këndi i Fest 63" me Andri Xhahun dhe Alesia Burnazin, shprehu optimizëm dhe humor për mundësinë e fitimit të një çmimi në festival. Ai u shpreh se, ndonëse numri 01 nuk është numri i tij me fat. Jet e theksoi se ka nevojë për votat e tyre dhe dëshiron të shijojë këtë eksperiencë si një artist i ri.

“Pse të mos presim ndonjë çmim? Me numrin 01 nuk e kam numër me fat, por të shohim si do shkojë këtë natë. Të shohim se këtë herë të marr një çmim. Kam nevojë për votat tuaja dhe pse të mos i shijojë si një artist i ri. Më votoni në kodin 01”, tha Jet.

"Këndi i Fest 63", Vesa Smolica: Diaspora të votojë online që të përfaqësoj Shqipërinë këtë vit

Vesa Smolica, gjatë intervistës në "Këndi i Fest 63", vlerësoi rëndësinë e komenteve, duke thënë se si ato pozitive ashtu edhe ato negative janë pjesë e artit. Ajo kërkoi mbështetje nga publiku dhe ftoi diasporën të votojë për të online, me kodin 03, për të përfaqësuar Shqipërinë këtë vit.

“Këndimin e kam bërë më mirë dhe të fuqishëm. Emocionet janë më shumë se është finalja dhe të shohim se çfarë ka rezervuar publiku për ne. Komentet si negative dhe pozitive janë pjesë e artit.  Por më është bërë qejfi që kam marrë kryesisht vlerësime pozitave për veshjen, vokalin dhe koreografinë duke e dokumentuar bukur këtë performancë. Më votoni me kodin 03, ju lutem diaspora votoni online që të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit”, u shpreh Smolica.

"Këndi i Fest 63”, Djemtë e Detit pësojnë incident live në Festivalin e Këngës

Djemtë e Detit ndanë në "Këndi i Fest 63", një moment të papritur nga performanca e tyre, duke treguar se gjatë këndimit, kufjet e tyre ranë, por ata janë mësuar të performojnë live dhe nuk e patën problem ta vazhdojnë.

“Nga  gjysma e këngës na ranë kufjet por jemi mësuar me live dhe nuk e patëm problem. Votoni në 05 dhe dëgjoni më shumë rrok”, ishte thirrje e tyre.

"Këndi i Fest 63”,  Nita Latifi rrëzohet pas skenës. Gjergj Kaçinari: Votoni këdo që ju ka pëlqyer

Gjatë intervistës në "Këndi i Fest 63", Nita Latifi tha se u rrëzua pas daljes nga skena. Megjithatë, ajo mbeti pozitive dhe e ftoi publikun të votojë për të në kodin 06, duke theksuar se nëse njerëzit e pëlqejnë muzikën e saj, duhet ta mbështesin me votat e tyre.

“Pas skenës u rrëzova, pasi kalova pas performancës. më votoni në kodin 06.nëse njerëzit e pëlqejnë muzikën time të më votojnë”, tha Latifi.

Gjergj Kacinari, në anën tjetër,  kërkoi mbështetje nga ata që pëlqejnë rrymën e tij muzikore, duke ftuar të votojnë për të në kodin 07.

“Njohja jonë është gjithçka por jo muzikore, mbetet në art. Unë dhe Nita kemi diçka. Publiku këtë natë ishte shumë më entuziast. Gjithsecili po mundohet të korrigjojë atë që nuk bëri mirë në dy netët e para. Votoni 07 nëse pëlqeni këtë rrymë që unë bëj por dhe këdo që ju pëlqen”, tha Kaçinari.

/rtsh.al/