Pas një rrugëtimi 3-ditor të mbushur me emocion, energji dhe risi në artin shqiptar, sonte mbahet nata finale e Festivalit të Këngës, ku do të shpallet fituesi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025.
15 finalistët garojnë për çmimin e parë, ndërsa do të shpallen edhe çmime të tjera vlerësuese, si "Çmimi i Kritikës" dhe "Çmimi për Tekstin më të Mirë".
Edhe kjo mbrëmje premton emocione, energji dhe surpriza të shumta, me të ftuar special dhe monologë me mesazhe frymëzuese mbi problematikat me të cilat përballet shoqëria sot.
Për herë të parë, diaspora shqiptare do të ketë mundësinë të votojë për këngën fituese. Shqiptarët që jetojnë jashtë mund të votojnë përmes faqes zyrtare të RTSH-së, festivali.rtsh.al, ndërsa qytetarët në Shqipëri dhe Kosovë mund të votojnë përmes SMS-ve: në Shqipëri në numrin 56789 dhe në Kosovë në numrin 55789.
Votat e diasporës do të bashkohen me ato të publikut brenda vendit dhe në Kosovë, duke kontribuar në rezultatin final me 50 % dhe 50 % do të jetë vlerësimi i jurisë profesionale të Festivalit të Këngës.
Juria profesioniste e Festivalit përbëhet nga disa prej personaliteteve të njohura në fushën e muzikës, të letrave dhe të pedagogjisë. Kryetare e jurisë është artistja e njohur, Zana Çela, ndërsa anëtarë që plotësojnë të gjithë trupën e jurisë janë: Alma Bektashi, Ylljet Aliçka, Merita Rexha Tërshana, Florent Boshnjaku, Jonida Maliqi dhe Ramona Tullumani.
15 finalistët në garë dhe kodet përkatëse të tyre:
Kodi 01 Jet – Gjallë
Kodi 02 Kejsi Jazxhi – Kur bota hesht
Kodi 03 Vesa Smolica – Lutem
Kodi 04 Stine – E kishim nis'
Kodi 05 Djemë e Detit – Larg
Kodi 06 Nita Latifi – Zemrës
Kodi 07 Gjergj Kaçinari – Larg jetës pa ty
Kodi 08 Orgesa Zaimi – I parë
Kodi 09 Ardit Çuni – Amane
Kodi 10 Algert Sala – Bosh
Kodi 11 Shkodra Elektronike – Zjerm
Kodi 12 Lorenc Hasrama – Frymë
Kodi 13 Elvana Gjata – Karnaval
Kodi 14 Mal – Antihero
Kodi 15 Alis – Mjegull
/rtsh.al/