RTSH 24 Live

Sociale

Atmosfera e festave në Elbasan-Lulja e Krishtlindjeve, më e pëlqyera dhe më e shitura gjatë dhjetorit

7 orë para

Atmosfera e  festave në Elbasan-Lulja e Krishtlindjeve, më e pëlqyera dhe më e shitura gjatë dhjetorit

Në qytetin e Elbasanit ka nisur shitja e lules më të pëlqyer gjatë muajt Dhjetor, pikërisht lulja e Krishtlindjes. Të shumtë janë ata qytetarë që zgjedhin këtë lule si simbol i dashurisë, paqes dhe mbarësisë duke e vendosur në banesat e tyre apo t’jua dhurojnë miqve. Aktualisht lulja e Krishtlindjes është duke u shitur me çmime që varjojnë nga 500 lekë deri më 1000 lekë të reja.

Qytetarët shprehen se tashmë lulja e Krishtlindjes është kthyer në një traditë prej vitesh dhe blerja e saj ka nisur që në fillim të muajit Dhjetor.

Në Elbasan krahasuar me vitin e kaluar kemi një shtim të lules së Krishtlindjes, pasi shumë qytetarë pavarësisht besimit që kanë, dëshirojnë ta kenë këtë lule në mjedisin e tyre festiv. Lulja e Krishtlindjes sipas luleshitësve mund të jetojë për më shumë se 3 muaj në vazo.

/RTSH/