RTSH 24 Live

Fest 63

“Festivali më i bukur në 10 vitet e fundit”, Hasani rrëfen reagimet e para të publikut ndaj Fest 63

7 orë para

“Festivali më i bukur në 10 vitet e fundit”, Hasani rrëfen reagimet e para të publikut ndaj Fest 63

Autorja e Festivalit të 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, Zefina Hasani ka rrëfyer se cilat kanë qenë reagimet e para për eventin më të madh të muzikës në vend të këtij fundviti.

Duke folur në emisionin “N’ Fest’ në RTSH1, ku ishte i ftuar edhe fituesit e vendit të parë (Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”) dhe të tretë (Alis me këngën “Mjegull”,) Hasani theksoi se “pas çdo kënge, publiku ishte me duartrokitje, me eufori dhe thosha që kushdo që të fitojë, këto këngë janë të gjitha fituese

“Në çdo këngë që ishte në finale, publiku ishte si në një stadium i vogël, Pallati i Kongreseve”, tha Hasani.

Autorja e Festivalit të 63 shtoi më tej se përgjatë ditëve të fundit ka dëgjuar të njëjtin refren mbi vlerësimet pozitive që ka pasur mbi festivalin teksa theksoi se në reagimet e para kanë qenë të atilla duke e cilësuar këtë event si “festivali më i bukur në të paktën 10 vitet e fundit

Ky është refreni më bukur që kemi dëgjuar këto ditë, sot kur jam zgjuar, telefoni ishte mbushur me këtë lloj mesazhi; është festivali më i bukur në të paktën 10 vitet e fundit. Kur na e thonë pothuajse të gjithë na bëhet zemra mal sepse ne këtë donim të bënim, një festival që në çdo natë të tij të kishte elemente, të ishte gjithëpërfshirëse, që të kishte elemente që edhe mund të konstestoheshin si fillim por më pas kur t’i shikonin të realizuara në skenë të mos kishin asnjë lloj kontestimi sepse çdo gjë e re erdhi në festival, erdhi brenda kornizave të Festivalit të Këngës siç e do vetë Festivali. Kur them korniza, është ajo orkestra jonë e jashtëzakonshme, është bandi, skena dhe është rregulli numër një që kush vjen në festival duhet të këndojë live dhe të ketë performancën më të mirë live”, u shpreh më tej Zefina Hasani.

/rtsh.al/